“Sot është dita e opozitës”, Luan Baçi: Jemi mazhorancë, jo minorancë!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka deklaruar se protesta e sotme e opozitës para Kryeministrisë nuk do të jetë e fundit.

Në një prononcim për News24, Baçi theksoi se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj, pavarësisht sfidave dhe angazhimeve të deputetëve jashtë vendit.

“Sot është dita e opozitës. Nuk do të ketë vend në bulevard sepse opozita ka dalë në shesh. Kjo nuk është protesta e fundit, duke parë edhe vështirësitë e kohëve të fundit, me deputetë që janë në diasporë duke zhvilluar takime,” tha Baçi.

Sipas tij, protesta e sotme është një tregues i fuqisë së opozitës dhe një mesazh i qartë se shumica reale është në shesh, ndërsa minoranca ndodhet në institucionet shtetërore.

The post “Sot është dita e opozitës”, Luan Baçi: Jemi mazhorancë, jo minorancë! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *