Rama lë Shkodrën, pas arrestimit të Veliajt kandidon si deputet për Tiranën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama zbuloi mbrëmjen e sotme se do të kandidojë për deputet në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Rama deklaroi se do ti bashkohet skuadrës së kryeqytetit në zgjedhjet e përgjithshme duke hequr kështu mundësinë e kandidimit të tij si deputet në Shkodër (ashtu siç edhe kishte deklaruar më herët.)

Rama u shpreh se më 11 Maj gjithçka do të jetë mavi, dhe sipas tij këto zgjedhje do ti japin Shqipërisë numrin më të lartë që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve.

Rama:  Më 11 maj, falë edhe blerjes së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse cep më cep në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër. Patjetër vetvetiu falë edhe asaj që ndodhi dje edhe për mua është e qartë se duhet të jem në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën. Edhe nuk diskutohet më 11 maj Tirana do i japi Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve.

The post Rama lë Shkodrën, pas arrestimit të Veliajt kandidon si deputet për Tiranën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *