Rama orienton lëvizjet e SPAK: Pse nuk ka urgjencë për janarin?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “sy m’sy”, u ndal edhe tek çështja e 21 janarit, duke pyetur se përse SPAK nuk ka urgjencë për këtë çështje.

Kreu i qeverisë pretendoi se ka ikur koha kur qeveria kontrollonte drejtësinë dhe sot sipas tij, vetëm një idiot mund të thotë se SPAK është vegël e Partisë Socialiste.

“Çfarë më kërkoni mua për 21 janarin? Çfarë duhet të bëj unë për 21 janarin? Tani vetëm duhet të jesh idiot që të vazhdosh të thuash që SPAK e kontrollon Rama. SPAK bën një politikë të caktuar në kuptimin e vendimmarrjeve të tij, por nuk është vegël e askujt kjo është shumë e qartë. Kërkojani SPAK-ut 21 janarin. E premtova që nuk ikën, dhe po ua them që nuk ikën pa u ndëshkuar, se nuk jam unë që e bëj ndëshkimin. 21 janari është nga ato çështje ku drejtësia vonon, por nuk harron. Urgjencë për të paraburgosur kryetarin e bashkisë, pse s’ka urgjencë për 21 janarin, për krim monstruoz, janë vrarë 4 njerëz”, tha Rama.

“Çfarë t’u them unë, çfarë duhet të bëj unë? Ka vdekur ajo kohë kur partia e kryeministri kontrollonin drejtësinë dhe merrnin në mbrojtje të gjithë horrat. Hidhuni përpjetë, thoni ç’të doni, kjo është e vërteta historike”, tha Rama.

The post Rama orienton lëvizjet e SPAK: Pse nuk ka urgjencë për janarin? appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *