Alibeaj: Radha e Ramës për t’u thirrur në SPAK, nesër do të mbajë fjalimin e fundit publik

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtues i Partisë Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku tha se tashmë është radha e kryeministrit Edi Rama për t’u thirrur në SPAK.

Alibeaj tha se Rama nesër do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist para se të thirret në SPAK.

“SPAK-ut po i bëhet gjyq partiak, gjyq i një pushteti ndaj një pushteti tjetër. Me sa duket, tashmë që i kanë rënë pas hekurave 17 kryetarë bashkish, ish-ministrja e deputetë, radha tani është tek ai. Kaq e thjeshtë është.

Me sa duket është duke bërë provat gjeneralë të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku mesa duket do të dëgjojmë fjalimin e fundit të Edi Ramës.

Do ta thërrasë SPAK-u, pastaj këto vajtimet në grup i bëjnë te grupi parlamentar i Partisë Socialiste”, tha Alibeaj në A2CNN.

The post Alibeaj: Radha e Ramës për t’u thirrur në SPAK, nesër do të mbajë fjalimin e fundit publik appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *