Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti ka folur për zjarrin që është parë ditën e djeshme në Bashkinë e Tiranës dhe për kamionin me dosje që u ngarkua paraditen e sotme.
Alimehmeti tha se bashkia e kryeqytetit është në vdekje klinike dhe po mendojnë si të zhdukin prvat e vjedhjeve që kanë bërë. Mjeku Alimehmeti tha se prova më e madhe e vjedhjeveve të bërë nga Veliaj dhe vartësit e tij është inceneratyori inekzistent i Tiranës.
“Vumë re një tym të zi që del nga Bashkia e Tiranës. Me gjithë ato të zeza që kanë bërë tym i zi do dilte. Janë në panik. Bashkia e Tiranës ndodhet në vdekje klinike. Mendojnë si të shpëtojnë veten, si të zhdukin këto prova. Disa kamikazë vazhdojnë të vjedhin haptas. Mendojnë t’i fshehin rpovat se mendojnë se vëtëm aty janë te ato letrat.
Bashkia e Tiranës institucioni më i vizituar nga kolegët e Erion Veliajt. Aty janë provat më të mëdha dhe më të shumta në numër. Provën më të madhe e kanë te ajo fusha në Sharrë, te inceneratori që nuk ekziston. Atë nuk e djegin dot, se nuk ekziston. Nuk ka asnjë lloj kontrate që shkruhet në një kopje të vetme. Ato letra janë dhe diku tjetër”, tha Alimehmeti.
The post Kamioni u ngarkua me dosje te Bashkia e Tiranës/ Alimehmeti: Mendojnë si të shpëtojnë veten, por… appeared first on GIJOTINA.
