Merr flakë një shtëpi në Lezhë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, në Lezhë duke pësuar dëme të pjesshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt. Ndërkohë zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të izoluar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Megjithatë shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

The post Merr flakë një shtëpi në Lezhë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: