Papa Francesku del nga spitali/ Mjekët: Nuk u intubua asnjëherë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Papa Françesku doli në dritaren e spitalit “Gemelli” të Romës për një përshëndetje të shkurtër për besimtarët me rastin e Meshës së të Dielës. Ai do të kthehet sot në Vatikan pas 37 ditësh shtrimi në spital.

Mjekët shpjeguan se Ati i Shenjtë”nuk ka qenë asnjëherë i intubuar dhe se ka qenë gjithmonë vigjilent” edhe pse ka pasur “dy episode në të cilat jeta e tij ishte në rrezik”.

Kjo është dalja e parë publike e Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital më 14 shkurt. “I falënderoj të gjithë, e përshëndes këtë zonjë me lulet e verdha”, këto ishin fjalët e para të Papës. Më pas Françesku bekoi turmën e besimtarëve.

Sheshi ishte i mbushur me njerëz për përshëndetjen e Papës.

“Kam qenë i trishtuar nga rifillimi i bombardimeve të rënda izraelite në Rripin e Gazës, me shumë vdekje dhe plagosje. Kërkoj që armët të heshtin menjëherë dhe të kemi guximin të rifillojmë dialogun, që të gjithë pengjet të lirohen dhe të arrihet një armëpushim përfundimtar”, theksoi ai.

“Në Gaza, situata humanitare është edhe një herë jashtëzakonisht serioze dhe kërkon angazhimin urgjent të palëve ndërluftuese dhe komunitetit ndërkombëtar”, – shtoi ndër të tjera Papa. ©LAPSI.al

The post Papa Francesku del nga spitali/ Mjekët: Nuk u intubua asnjëherë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: