Superliga/ Tirana del me pikë nga Korça, Teuta “shtyn” Laçin drejt Kategorisë së Parë (Rezultatet)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë mbyllur 5 ndeshjet e vlefshme për javën e 34-të të Kategorisë Superiore. Në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim 1-1 duke ndarë nga një pikë.

Një pjesë e parë ku vendasit dominuan, dhe shpëtimtari ishte portieri i bardhebluve Gentian Selmani i cili bëri disa pritje vendimtare. Ai u mposht vetëm në minutën e 36-t nga egjiptiani Nasr i cili përfitoi nga gabim i Edison Kolës. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën gjithçka ishte shumë e vakët me raste pothuajse të pakta. E vetmja gjë që spikati ishte goli i Akileu Ndreca që shënoi në të 53-ën nga goditja e dënimit me sfidën që u mbyll 1-1.

Partizani pas humbjes në derbi u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti minimalisht Egnatian në kryeqytet. Të kuqtë iu falën golit të shënuar nga Keko dhe mbeten në zonën e “Final Four”, ndërsa rrogozhinasit mbeten në krye.

Fitore tejet të rëndësishme mori Teuta, që mposhti minimalisht Laçin falë një penalltie në minutat e fundit. Durrsakët hedhin një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.

Vllaznia u rikthye te suksesi, pasi shkatërroi 3-0 Dinamon, falë golave të Qatos, Dodajt dhe Balajt.

Në duelin tjetër, Elbasani triumfoi minimalisht gjithashtu ndaj Bylisit.

Rezultatet:

The post Superliga/ Tirana del me pikë nga Korça, Teuta “shtyn” Laçin drejt Kategorisë së Parë (Rezultatet) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: