Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të marte në autostradën Elbasan-Tiranë, pranë fshatit Ibe.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Audi” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetri. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me ambulancë në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

The post Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: