Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ditën e sotme te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Pasi policia e mori në Drejtorinë e Tiranës dhe bëri njoftim, janë paraqitur familjarët e miturit dhe vogëlushi iu dorëzua atyre.
Ata falënderuan policinë dhe të gjithë personat që u kujdesën për të miturin.
Nuk dihen ende rrethanat se si vogëlushi u ndodh i vetëm në Bulevardin kryesor të kryeqytetit, ndërsa ishin kalimtarët e rastit ata të cilët njoftuan policinë.
The post I mituri kishte humbur në bulevard, Policia ia dorëzon familjarëve appeared first on Lapsi.al.
