“Nuk janë as 55 deputetë në sallë”/ PD kërkon ndërprerjen e seancës, Spiropali: S’ka nevojë për kuorum

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare në Kuvend, duke theksuar se ajo nuk mund të nisë pa u siguruar kuorumi minimal i nevojshëm.

“Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa patur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia e Kryetares që të nisë seancën vetëm kur ky kuorum është i plotësuar,” u shpreh Bardhi.

Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit të ndërpresë seancën dhe të njoftojë deputetët, për të garantuar pjesëmarrjen e nevojshme.

“Kur nis mbledhja e Kuvendit, duhet të jenë të paktën 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën, njoftoni deputetët dhe pastaj fillojmë,” theksoi Bardhi.

Debati

Noka: Keni filluar seancën në kundërshti me rregulloren, këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë. Do të thotë që pa kuorum seanca nuk fillon. Anuloni seancën, mos mendoni se kështu nuk sheh kush. Është në nderin e këtij parlamenti…

Spiropali: Ke ndonjë gjë për procesverbalin?

Noka: Ke 55-57 deputetë

Spiropali: Nuk kërkohet kuorum, vetëm për votim. Nuk ka kuptim, nuk kemi votim, vazhdohet me seancën

Noka: Si moj nuk paska interes, ta kthesh në..

Spiropali: Vijojmë me rendin e ditës

Bardhi: Nuk e di kush ta lexon rregulloren, shpresoj jo ai që kam në mendje. Nuk fillohet Kuvendi pa pasur 70 deputet në sallë, ky është një rregull në Kuvend.  E keni të vështirë t’i mblidhni deputetë por është përgjegjësia juaj. Nuk është fare e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum.

The post “Nuk janë as 55 deputetë në sallë”/ PD kërkon ndërprerjen e seancës, Spiropali: S’ka nevojë për kuorum appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: