Ankimet për 11 majin/ Kolegji Zgjedhor pushon kërkesat e kandidatëve të PD

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kolegji Zgjedhor, ka vendosur të pushojë ankimimin e paraqitur nga Ilir Alimehmeti, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë dhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në vendimin e gjykatës theksohet se kandidatët nuk kanë të drejtë të ankimojnë individualisht vendimet e KQZ-së apo të kërkojnë rinumërim votash, për sa kohë që nuk janë subjekt zgjedhor.

Sipas Kodit Zgjedhor, e vetmja që ka të drejtë të paraqesë ankimime të tilla është partia politike ose koalicioni që ka paraqitur kandidatin.

Të njëjtin vendim, Gjykata mori edhe për ankimin e kandidatit tjetër, Aulon Kalaja, ndërsa çështja e kandidatit, Shkëlqim Shehu u shty.

The post Ankimet për 11 majin/ Kolegji Zgjedhor pushon kërkesat e kandidatëve të PD appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: