Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nis sot seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e njohur si dosja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Të pandehur në këtë proces janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “korrupsionit” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Në një deklaratë për mediat, Jamarbër Malltezi e cilësoi procesin si të pabazë dhe politik.
“Kjo është një gjueti shtrigash, qesharake, sepse gënjyen dhe thanë që toka ishte e shpronësuar, por doli që toka është e pronarëve. Nuk ka asnjë letër sesi u bë shteti pronar. Ndërkohë që është dokumenti që prej 100 vitesh ajo është tokë e këtyre 5 familjeve.
Sa i përket tokës, vlerave dhe anti vlerave. Vlerat janë tek pronarët privatë, ata që kanë tokët prej 100 vitesh. Anitvlerat janë tek strategjikët e Edi Ramës, ai që vjedh tokat publike dhe private dhe ja jep miqve të tij sipas interesit. Nga zhvillimi i pronës ne kemi paguar taksa, kurse Rama ja jep pa taksa. Nga zhvillimi i pronës ne kemi sistemuar mbi 42 familje informale, ndërsa Rama i përzen me dhunë dhe polici. Nga zhvillimi i pronës ne kemi bërë kopsht dhe çerdhe për banorët. Asnjë nga këto bën Rama.”, tha Malltezi.
Malltezi u shpreh me tej se “do të përballen me këtë çështje, por në thelb është një çështje pa fakt penal”.
Berisha dhe Malltezi kanë mohuar vazhdimisht akuzat, duke i cilësuar ato si sulm politik dhe përndjekje nga mazhoranca në pushtet.
The post Malltezi: Kjo është gjueti shtrigash, klubi ‘Partizani’ u vodh nga vëllai i Ramës appeared first on GIJOTINA.
