Egnatia nis sot rrugëtimin në Champions League, ja formacioni I mundshëm

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbrëmjen e sotme, Egnatia do të rikthehet në fushën e lojës për të nisur rrugëtimin europian. Të besuarit e Edlir Tetovës do të presin në “Arena Egnatia” në orën 21:00 skuadrën e Breidablik.

Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe synimi i vetëm është fitorja, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.

Skuadra është përforcuar me elementë të rinj, duke ruajtur edhe bazën e lojtarëve, ndërsa ka zhvilluar një fazë përgatitore intensive, të cilën e ka mbyllur me sukses.

Atmosfera në “Egnatia Arena” pritet të jetë fantastike, me tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin drejt një rezultati pozitiv.

Në prag të kësaj sfide, Tetova pritet të hedhë në fushë një formacion 4-2-3-1.

Nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga sezoni i kaluar i Superiores, por pritet të ketë një debutim. Kastriot Selmani i ardhur nga Drita, me shumë gjasa do të luajë që nga starti sonte i avancuar nga krahu i djathtë.

Formacioni i mundshëm i Egnatias përballë Breidablik:

EGNATIA (4-2-3-1): Dajsinani; Ndreca, Sota, Xhemajli, Fangaj; Fernando, Aleksi; Ujka, Lushkja, Selmani; Guindo. Trajner: Edlir Tetova

The post Egnatia nis sot rrugëtimin në Champions League, ja formacioni I mundshëm appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: