Emërohen tre drejtues të rinj në Policinë e Shtetit, mes tyre edhe një grua (Emrat)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në drejtimin e disa strukturave vendore, duke emëruar tre drejtues të rinj në komisariate të rëndësishme në jug të vendit.

Ndër emërimet spikat fakti që një prej tyre është një grua, një zhvillim i rrallë në nivelet drejtuese të policisë.

Komisare Edjona Dano është emëruar shefe e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke zëvendësuar Kleant Serdarin. Ky i fundit është transferuar në Mallakastër, ku do të marrë drejtimin e Komisariatit të Policisë së këtij qyteti.

Ndërkohë, ish-shefi i Komisariatit të Policisë Mallakastër, Bledar Metaj, është emëruar shef sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Ndërkohë, ditën e djeshme u bënë këto emërime si më poshtë:

Idriz Daulle, nga zvdr. i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qebini, nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

 

The post Emërohen tre drejtues të rinj në Policinë e Shtetit, mes tyre edhe një grua (Emrat) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: