Begona Gomez drejt gjyqit, akuzat vendosin nën presion kryeministrin Pedro Sanchez

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Begona Gomez, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, do të përballet me proces gjyqësor lidhur me akuzat për shpërdorim ndikimi dhe përvetësim.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, hetimi lidhet me pretendimet se ajo ka përdorur marrëdhënien me kryeministrin për të avancuar aktivitetet e saj profesionale dhe për të bashkëdrejtuar një program në Universitetin Complutense të Madridit, si edhe me dyshime për përdorimin e fondeve publike dhe personelit qeveritar për përfitime private.

Gomez i mohon akuzat, ndërsa prokuroria dhe mbrojtja e saj kanë kërkuar që çështja të pushohet, duke argumentuar se provat nuk dëshmojnë kryerjen e një vepre penale. Tashmë çështja pritet t’i kalojë një gjykate më të lartë, e cila do të përcaktojë datën e seancës. Paralelisht, një grup që merr pjesë në proces si akuzues privat ka kërkuar një dënim prej 13 vitesh burg për Gomez.

The post Begona Gomez drejt gjyqit, akuzat vendosin nën presion kryeministrin Pedro Sanchez appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: