Partia më e madhe në Kosovë, Vetëvendosje nuk planifikon të përkrahë menjëherë thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar propozimin e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas partisë së kryeministrit Kurti, duhet pritur një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për ankesën e PDK-së rreth legjitimitet të konstitutimit të Kuvendit.
“Presim që Gjykata Kushtetuese të vendosë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke pasur parasysh se kërkesa e parashtruar në Gjykatë nuk është tërhequr. Për këtë arsye, konsiderojmë të nevojshme që fillimisht të pritet vendimi i Gjykatës dhe të vlerësohen implikimet juridike që mund të dalin prej tij”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Vetëvendosje për për Ekonomia Online.
Sa i përket materies së dorëzuar nga PDK-ja, LVV ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë atë nga aspekti juridik, duke përfshirë përputhshmërinë me kornizën ligjore në fuqi dhe efektet që mund të ketë në procedurat që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Sa i përket propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit, LVV do ta shqyrtojë atë me kujdes nga aspekti juridik, përfshirë përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe efektet që një ndërhyrje e tillë eventualisht mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara. Duke qenë se procedurat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së zhvillohen me ekipe të veçanta të mbrojtjes, çdo iniciativë duhet të vlerësohet me kujdes edhe në raport me interesat dhe strategjitë juridike të secilit rast”, thuhet në përgjigjen e LVV-së.
The post PDK propozoi ligjin për ndryshimin e Gjyaktës Speciale pas vendimit në Hagë, reagon Vetëvendosje appeared first on Euronews Albania.
