Kaos në Theth, policët me armë në dorë ndjekin protestuesit (FOTO+VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Situatë lufte në Theth. Policët me pistoleta dhe kallash gati për të qëlluar banorët. Policë të armatosur me kallashnikovë gati për të qëlluar, ndërsa banorët e irrituar për veprimet e IKMT-së. Siç shihet edhe nga pamjet, tensioni vijon të jetë i pranishëm.

Gjatë aksionit të së premtes për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, një person ende i paidentifikuar sulmoli fadromën e IKMT në të cilën ndodhej drejtuesi i mjetit dhe kreu i IKMT-së, Fatmir Meta.

Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur molotovët godasin njëri pas tjetrit fadromën, ndërsa efektivët e policisë nxjerrin armët dhe me pistoleta në dorë vrapojnë drejt protestuesve.

 

gijotina.com/

The post Kaos në Theth, policët me armë në dorë ndjekin protestuesit (FOTO+VIDEO) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: