Me medikamente kontrabandë, vihen nën hetim dy pronarët e farmacive në Korçë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia.

Kontrolli i ushtruar në mënyrë të befasishme nga autoritetet në ambientet e subjekteve të tyre, zbuloi sasi ilaçesh pa dokumentacion dhe të futura kontrabandë, ndërsa hetimet janë ende aktive. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare konfirmuan se i referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për A. M., 28 vjeç, dhe L. Q., 43 vjeçe, banues në Korçë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e tyre farmaci, që këta shtetas administronin, u gjetën dhe u sekuestruan, një sasi medikamentesh të dyshuara të futura kontrabandë nga Greqia”, bëri me dije policia vendore.

The post Me medikamente kontrabandë, vihen nën hetim dy pronarët e farmacive në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: