Pse Chelsea kampion nuk është i kualifikuar për Botërorin e ardhshëm, ndryshe nga PSG

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Botërori për Klube është mbyllur me fitoren e Chelsea ndaj PSG-së në finale e madhe. Edicioni i parë historik i kompeticionit ndërkombëtar për klube të organizuar nga FIFA ka mbyllur në fakt siparin pikërisht me trofeun e ngritur në qiell nga Blues. Por çfarë do të ndodhë tani? Pas katër vitesh, në vitin 2029, Botërori për Klube do të rikthehet në fushë dhe do ta bëjë këtë me vetëdijen e suksesit të edicionit të parë dhe mbi të gjitha me tashmë katër skuadra nga 32 të sigurta për një vend. Mes tyre nuk është Chelsea: por pse?

Megjithë fitimin e titullit në fakt kualifikimi për edicionin e ardhshëm të turneut nuk është automatik dhe sipas rregullores londinezët do të duhet të luftojnë për hyrjen duke arritur rezultatet e kërkuara në katër vitet e ardhshme. Ndryshe nga ata, do të jetë i pranishëm PSG që pavarësisht humbjes është tashmë i kualifikuar për edicionin e ardhshëm të Botërorit për Klube vetëm për faktin se ka fituar Champions League 2025. Aktualisht pra, nuk parashikohet asnjë pjesëmarrje e sigurt e Chelsea në turneun e vitit 2029 edhe pse do të jetë mbajtësi i titullit.

Lexo më tej: Sa kanë fituar klubet në Botëror: Chelsea rekord, milionerë edhe amatorët e Auckland

Nuk ekziston pra asnjë garanci vendi për fituesit realë të Kupës së Botës për Klube, çka do të thotë që Chelsea duhet të kualifikohet si një nga 12 klubet e UEFA-s nëse do të dëshirojë të marrë pjesë në kompeticionin e vitit 2029. Pas shtimit të skuadrave fituese të Champions League, vendet e mbetura do të ndahen bazuar në renditjen UEFA, ku aktualisht Chelsea ndodhet në vendin e 14-të.

Do të jenë 32 skuadra që duhet të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm për Klube. UEFA-s i ndahen 12 vende, CONMEBOL-it gjashtë vende, AFC-së katër vende, CAF-it katër vende, CONCACAF-it katër vende dhe OFC-së një vend. Edhe shteti pritës i turneut do të ketë të drejtë për një vend për një nga klubet e vendit të vet, pak a shumë siç ndodhi këtë vit me Inter Miami që mori pjesë në edicionin e parë 2026.

Çfarë duhet të bëjë Chelsea për të marrë pjesë në Botërorin për Klube 2029

Do të jetë pra thelbësore të kuptohet se cili do të jetë rrugëtimi i Chelsea në Champions në këto katër vite të ardhshme dhe nëse do të arrijë madje fitimin e titullit. Blues do të marrin pjesë tashmë në edicionin 2025/2026 falë vendit të katërt të arritur në Premier League sezonin e kaluar ku skuadra e teknikut Maresca u dallua edhe për fitimin e Conference League. Nuk është e thënë megjithatë, që duke qenë edicioni i parë, FIFA të mos e rishikojë menjëherë rregulloren për t’i rezervuar skuadrës që ka fituar edicionin e mëparshëm të Botërorit për Klube një vend në turne katër vite më vonë.

The post Pse Chelsea kampion nuk është i kualifikuar për Botërorin e ardhshëm, ndryshe nga PSG appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: