Aksident në Levan-Vlorë, dy persona të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë u shënua paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, pranë urës së Mifolit. Një motoçikletë, teksa po tentonte të parakalonte, u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e përplasjes, janë lënduar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

The post Aksident në Levan-Vlorë, dy persona të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: