Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Tre persona janë vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë pas të shtënave me armë zjarri mesditën e kësaj të diele në Gjilan. Fillimisht u raportua për dy viktima, por edhe personi i tretë që po merrte ndihmë mjekësore në spital, fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, i cili është identifikuar si Mefail Shkodra, (i treti në foton lart) bëhet me dije se është një emër i njohur për policinë.
Viktimat janë identifikuar si Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir ndërsa i plagosur ka mbetur dhëndri i tyre. Viktima e tretë është identifikuar si Abedin Hoxha, rreth 68 vjeç. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova“ .
I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.
Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, – deklaroi Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan. /LAPSI.al
The post Dalin PAMJET/ Tronditet Gjilani, 3 të vrarë në një përplasje me armë appeared first on Lapsi.al.
