Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi raportoi se një tërmet me magnitudë 6.1, me epiqendër në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir goditi vendin në orën 7:53 të mbrëmjes.
Tërmeti u ndje edhe në Stamboll dhe Izmir. Disa lëkundje pasuese janë regjistruar edhe pas tërmetit kryesor.
Tërmeti u fiksua nga shumë kamera sigurie. Deri tani flitet për dëme të shumta në banesa dhe të paktën 4 të plagosur.
“Jemi në gatishmëri të lartë me të gjitha njësitë tona dhe po vlerësojmë çdo raport që marrim. U bëjmë thirrje fuqimisht qytetarëve tanë të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara gjatë kësaj periudhe. Po monitorojmë zhvillimet dhe u urojmë të gjithë qytetarëve shërim të shpejtë” – thuhet në një reagim të ministrisë turke të emergjencave. ©LAPSI.al
The post LAJM I FUNDIT/ Një tërmet me magnitudë 6.1 trondit Turqinë, shemben ndërtesa appeared first on Lapsi.al.
