Përplasen dy makina te kryqëzimi i Jagodinës në Elbasan, njëra përfundon në kanal

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çerrik. Dy automjete janë përplasur në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës. Njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin me ujë anës rrugës.

Si pasojë e ngjarjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Përplasen dy makina te kryqëzimi i Jagodinës në Elbasan, njëra përfundon në kanal appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: