Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një numër rekord zjarresh pyjore po përfshin Bashkimin Europian këtë vit, me më shumë se 10 milionë hektarë tokë të djegura deri më tani, një sipërfaqe më e madhe se ishulli i Korsikës.
Sipas të dhënave të fundit nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i monitorimeve sistematike në vitin 2006.
Deri më 21 gusht, zjarret kanë djegur gjithsej 10,157,310 hektarë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2017 me 9,885,240 hektarë. Situata mbetet kritike në shumë vende, veçanërisht në Spanjë dhe Portugali, ku autoritetet po përballen me vatra të mëdha dhe të pakontrollueshme.
The post Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në BE, 2025 viti më i keq appeared first on Lapsi.al.
