3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka shpallur sot një tenderi gjigant për shërbimin e ruajtjes fizike të ambienteve të saj në Tiranë, në një kohë kur institucioni është në qendër të vëmendjes pas lajmit për zhdukjen e ish-nëndrejtorit Daniel Shima.

Sipas dokumenteve, objekti i kontratës është sigurimi me roje private në 16 vendroje, për një periudhë dyvjeçare.

Fondi limit i shpallur është rreth 3 milionë euro me TVSH, me kursin aktual të këmbimit.

Llogaritjet tregojnë se për gjithë periudhën 24-mujore, një vendroje do të kushtojë mesatarisht 17.8 milionë lekë, ndërsa pagesa mujore për çdo roje arrin në rreth 741 mijë lekë.

AKSHI prej kohësh njihet për shpenzimet e mëdha në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe për praktikat ku kompani të caktuara kanë përfituar në mënyrë preferenciale tenderë publikë. Ky shpenzim i fundit, në dukje tepër i lartë vetëm për ruajtjen e objektit, duket se vijon të njëjtën linjë të shpenzimeve që kanë karakterizuar institucionin ndër vite.

Tenderi është shpallur vetëm pak ditë pas lajmit për zhdukjen për 10 orë të ish-nëndrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Ai u gjet më pas, ndërsa mediat raportuan se kishte deklaruar largimin me dëshirë. Megjithatë, nuk munguan spekulimet për arsyet e vërteta të zhdukjes, përfshirë raportimet mbi “vizita” në Shijak dhe Borsh.

 

/skyweb.al/

The post 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës? appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: