Berisha: Qeveria e re nuk është çështje emrash, por legjitimiteti!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën me gazetarët për kabinetin e ri qeveritar. Berisha tha se qeveria e re nuk është çështje emrash por çështje legjitimiteti.

Kryedemokrati theksoi se çështja e themelit është se zgjedhjet e 11 Majit ishin farsë e vërtetë elektorale.

Pyetje nga gazetari: Rama këto ditë është duke menduar për kabinetin e ri qeveritar, a ka emra nga PS që janë të papranueshëm për PD që të bëhen ministra? A ka emra që janë vija e kuqe?

Berisha: Çështja që ju shtroni nuk mund të jetë kurrë çështje emrash, por çështje legjitimiteti. A ka legjitimitet Edi Rama të krijojë qeveri me farsë elektorale, unë të them kurrë nuk ka legjitimitet. Pseudomazhoranaca e tij përfaqëson mbi të gjitha interesat e Ramës dhe kartelet e drogës dhe partisë shtet. Këtu është çështja e themelit, këto zgjedhje ishin farsë e vërtetë elektorale.

The post Berisha: Qeveria e re nuk është çështje emrash, por legjitimiteti! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: