Aksident i rëndë në Ballsh, 18-vjeçari përplas me makinë vajzën e mitur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, kur një automjet me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, përplasi një vajzë 7-vjeçare.

E mitura është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Ballsh, 18-vjeçari përplas me makinë vajzën e mitur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: