Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Katër ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën dy motrave Dhimaku, dhimbja në fshatin Kopaçez është e pamatshme. Shtëpia e familjes së Rizalit është e mbushur me njerëz që hyjnë e dalin mes lotësh dhe heshtjes së rëndë, për të ngushëlluar prindërit që humbën dy bijat e tyre, Rozinën 20 vjeç dhe Elivisën 22 vjeç.
Vajzat u goditën për vdekje nga një automjet i drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili, sipas policisë, ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit në rrugën nacionale Sarandë–Delvinë.
Ndërkohë, një dritë shprese është hapur për vogëlushin Isli, vetëm 10 vjeç, i cili prej dy vitesh e gjysmë vuan nga leucemia. Mbrëmjen e së mërkurës ai, së bashku me nënën dhe babain, u nis drejt Tiranës për t’u transferuar më pas në spitalin pediatrik “Bambino Gesu” në Romë, ku do të nisë kurimin falë ndihmës së Fondacionit “Firdeus”.

The post Dy motrat Dhimaku humbën jetën në aksident, vëllai 10-vjeçar niset për kurim në Romë appeared first on GIJOTINA.
