Aksident në aksin rrugor Përmet-Çarçovë, automjeti përplas për vdekje 90-vjeçarin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot rreth orës 09:10 në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

The post Aksident në aksin rrugor Përmet-Çarçovë, automjeti përplas për vdekje 90-vjeçarin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: