Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Tre automjete janë përplasur këtë pasdite në Tunelin e Llogorasë në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, me dëme materiale.
Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M.
Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.
The post Aksident në tunelin e Llogarasë, përplasen 3 makina appeared first on Lapsi.al.
