Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Asgjë që nuk pritej, Dinamo e mbyll në playoff avaneturën europiane, e mundur me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Në grupet e Conference League shkon Jagiellonia. Kryeqytetasit e Shqipërisë nuk mundën dot të bënin mrekullinë përballë Jagiellonia, e fortë në 3-0 e ndeshjes së parë. Bregu në minutën e 68’ ndezi një fije shprese, por Rallis e fiku 11 minuta nga fundi.
Humbja në takimin e parë në Poloni 3-0 natyrisht që kishte lënë pasoja te Dinamo, e thirrur në cështje të përmbyste me goleadë çerekfinalistët e sezonit të kaluar, që shkojnë sërisht në grupet e Conference. Dinamo provoi të merrte inisiativën me Berishën e Bregun, por prapavija polake ishte e kujdesshme dhe nuk linte hapësira. Daja nga ana tjetër duhej të kujdesej edhe të mos pësonte, për të mos rënduar edhe më keq pasivin.
Lexo më tej: Jagiellonia bëri çfarë deshi: Teqja e mbrojtja plot gabime, Dinamo gati e eliminuar
Zhillimi ndodhi krejtësisht në pjesën e dytë kur Dinamo kaloi në avantazh falë një goli të Dejvi Bregut në minutën e 68’. Një gol që e bëri nëndetsen të shtyhej përpara e zbilancuar në kërkim të golit që do të rihapte cështjen e kualifikimit. Jagiellonia shrytëzoi pikërisht këtë hapje dhe e ndëshkoi me Rallis, që barazoi rezultatin në minutën e 79’, duke mbyllur praktikisht cdo histori. Dinamo del në playoff pa mundur të futet për herë të parë në grupet e një kompeticioni UEFA, ndërsa tani mund të fokusohet krejtësisht te kampionati, ndeshjen e parë të të cilit duhet ende ta luajë.
Qualification Conference League
FC Noah 3-2 Olimpija Ljubljana
Fredrikstad 0-0 Crystal Palace
Omonia Nicosia 1-0 Wolfsberger AC
Besiktas 0-1 Lausanne
RFS 2-2 Hamrun Spartans
Rapid Wien 2-0 Gyori ETO
AZ Alkmaar 4-1 Levski Sofia
CFR Cluj 1-0 BK Haecken
CS Universitatea Craiova 3-1 Istanbul Basaksehir
AEK Athens 2-0 Anderlecht
Arda Kardzhali 1-2 Rakow Czestochowa
Banik Ostrava 0-2 NK Celje
Broendby IF 2-3 Strasbourg
FC Differdange 03 0-1 Drita
Fiorentina 3-2 Polissya Zhytomyr
Rayo Vallecano 4-0 Neman Grodno
FC Dinamo City 1-1 Jagiellonia Bialystok
Linfield 0-2 Shelbourne
Legia Warszawa 2-3
Mainz 05 4-1 Rosenborg
Servette 1-1 Shakhtar Donetsk
Shamrock Rovers 0-0 Santa Clara
Virtus Acquaviva 1-3 Breidablik
The post Bregu nuk mjafton: Dinamo barazon në Tiranë, Jagiellonia shkon në grupet e Conference appeared first on Lapsi.al.
