Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Detaje të reja mësohen për vrasjen e ndodhur në fshatin Abat të Shkodrës këtë mbrëmje.
Më herët, u raportua se viktimë ishte 61-vjeçari Piro Prroni. Ndërsa, autori i dyshuar i krimit është Ndoc Maçaj.
Detaje nga policia:
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
The post Ekzekutimi në Shkodër, kush është autori i dyshuar (Emri) appeared first on Lapsi.al.
