Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme. Rreth orës 20:00, në fshatin Abat të Shalës, dyshohet se shtetasi N. M. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 61-vjeçarin P. P.
Rrethanat mbeten ende të paqarta, ndërsa autori është ende në arrati. Forcat e Policisë janë nisur me urgjencë drejt zonës për kapjen e tij.
Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të motivit dhe dokumentimin ligjor të krimit që ka tronditur banorët e fshatit.
The post Vrasje misterioze në Shkodër – 61-vjeçari vritet me armë, autori në arrati! appeared first on GIJOTINA.
