Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ardian Bajrami dhe zgjedhja e tij për të mos përfaqësuar më Shqipërinë por Zvicrën ka qenë pjesë më e rëndësishme e vigjiljes së miqësores me Gjibraltarin. Zgjedhja e lojtarit të harruar nga Sylvinho është shënjestruar edhe nga Marash Kumbulla në konferencën për shtyp përpara miqësores.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka dhënë opinionin e tij për situatën e krijuar me largimin e Adrian Bajramit. “Gjithsecili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që është këtu, lojtarët që janë me Shqipërinë dhe nuk do mendojmë fare për lojtarët që nuk duan, nuk vijnë, apo kanë bërë një zgjedhje tjetër”.
Lexo më tej: Bajrami braktis Shqipërinë për Zvicrën: befasohet Sylvinho, po lojtarin e humbëm vetë
Vetëm pasi u pozicionua në lidhje me çështjen Bajrami, Kumbulla u ndal te sfidat e shtatorit, miqësoren me Gjibraltarin dhe atë kualifikuese me Letoninë: “Kemi parë videot dhe i kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjet me Letoninë e Serbinë, edhe pse nuk pësuam gol. Do i përmirësojmë, kemi pasur kohë për të punuar. Tani do kemi mendjen për Gjibraltarin dhe pastaj të shohim për ndeshjen me Letoninë”.
Në fund edhe një deklaratë dashurie për fanellën, shumë sensistive në situatën e krijuar pas largimit të Bajramit drejt Zvicrës, pasi nuk u aktivizua asnjë minutë në ndeshje zyrtare prej 3 vjetësh. “Jam gjithmonë gati për Shqipërinë, se Kombëtarja është e të gjithëve. Normalisht të gjithë duan të luajnë për Kombëtaren. Jam në dispozicion të trajnerit, ekipit dhe të shohim përzgjedhjet e trajnerit”, tha ndër të tjera Kumbulla.
The post “Çdokush bën zgjedhjet e veta”: Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla i bën dalje appeared first on Lapsi.al.
