Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Skandal në futbollin brazilian, ku tre futbollistë shumë të rinj të Atlético Clube Goianiense u pushuan menjëherë nga shoqëria e tyre pasi kishin ndarë në rrjete sociale një foto të bërë në aeroport me Elisa Sanchez, një aktore e famshme e filmave për të rritur dhe që është pranë ta shndërrojë ëndrrën e saj të fundit në realitet: të bëhet arbitre futbolli. Tre lojtarët, të gjithë minorenë, luanin në skuadrën Under 17 të Atlético-GO dhe u gjendën papritur pa kontratë.
Fotoja që u kushtoi kontratën tre lojtarëve brazilianë
Një “shaka” që iu kushtoi shumë shtrenjtë tre Under 17 spanjollëve që u gjendën pa më skuadër pasi kishin ndarë selfien klasike në profilet e tyre sociale. Një fotografi e pafajshme dhe si shumë të tjera, që i paraqiste të kënaqur dhe të buzëqeshur së bashku me një grua. Fatkeqësisht, ajo ishte Elisa Sanchez, pornostar e njohur braziliane, dhe kjo u kushtoi “ndëshkimin maksimal” tre djemve: zgjidhjen e kontratave përkatëse me klubin.
Shpjegimi i klubit: “Të pushuar për mungesë disipline”
Drejtuesit e Atlético-GO mohuan që zgjedhja për t’u ndarë papritur dhe njëkohësisht nga tre lojtarët e skuadrës së të rinjve të kishte të bënte me fotografinë publike me aktoren: “Ka qenë një zgjedhje që ka ardhur për arsye të tjera” – shpjeguan ata për ‘Globo Sporte’ – “një zgjedhje e detyruar nga mungesa e disiplinës së tyre dhe nga paraqitja e dobët gjatë ndeshjeve”. Megjithatë është e vështirë të besohet fjalëve të përgjegjësve të Atleticos, për të cilët zgjidhja e menjëhershme dhe kolektive e kontratës erdhi “bazuar në kritere të rendimentit teknik”. Klubi brazilian shpjegoi se, përveç tre të rinjve të paraqitur në foton e përfolur, janë lënë të lirë edhe tre lojtarë të tjerë të skuadrës Under 17, e cila aktualisht ndodhet në vështirësi në kampionatin e kategorisë, në zonën e rënies nga kategoria të Brasileirao Under 17 me vetëm 3 pikë në 16 ndeshje.
Kush është Elisa Sanchez, pornostarja që ëndërron të arbitrojë
Elisa Sanchez është një fytyrë shumë e njohur në Amerikën e Jugut, për aktivitetin e saj si pornostar, dhe së fundmi ka bërë shumë bujë dëshira e saj për të hyrë në botën e futbollit, ku do të kishte ndërmend të ndërmerrte karrierën si arbitre: “E vetmja gjë që më pengon sot është paragjykimi…” – ka shpjeguar së fundmi për mediat braziliane që e kontaktuan mbi këtë temë. “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime e fëmijërisë, por jeta ma bëri ta harroj” – ka shpjeguar Sanchez. “Pranoj që ndonjëherë pyes veten nëse lojtarët dhe tifozët do të më respektonin. Jam një grua dhe një pornostar, ndaj duhet të jem e përgatitur për gjithçka; por sidoqoftë jam shumë e emocionuar”.
Lexo më tej: Sulmuesi i Sheffield United shënon gol, një pornostare i bën ftesën: “E dimë të dy se do zbavitemi”
“Vendosa që këtë vit do të regjistrohesha dhe do ta nisja më në fund kursin për t’u bërë arbitre futbolli”. Një angazhim i marrë, pasi rezulton e regjistruar rregullisht në Federatën e Futbollit të Shtetit të Rio de Zhaneiros (FERJ).
The post Foto me pornostaren i kushton rëndë 3 lojtarëve: Sanchez ëndërron të bëhet arbitre appeared first on Lapsi.al.
