Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ai mbeti te Liverpool dhe vendosi ndeshjen e parë të kampionatit me një gol pak para fundit. Por për sezonin e dytë radhazi nuk do të luajë në Champions League, të paktën në fazën e parë. Po flasim për Federico Chiesa, i cili është përjashtuar nga lista e 22 futbollistëve të “reds” të zgjedhur nga trajneri Arne Slot për të marrë pjesë në tetë ndeshjet e para të kompeticionit më të lartë kontinental.
Mungesa e italianit është theksuar edhe nga vetë mediat britanike, pasi ish-lojtarit të Juventus iu preferua Rio Ngumoha, 17-vjeçari që vetëm disa ditë më parë i dhuroi Liverpool fitoren e çmuar në ndeshjen e mbetur në fushën e Newcastle. Në listën e të thirrurve që po ju sjellim më poshtë, është i pranishëm rregullisht në vend të tij Giovanni Leoni: Alisson, Mamardashvili, Woodman, Gomez, Endo, Van Dijk, Konate, Kerkez, Bradley, Leoni, Robertson, Frimpong, Wirtz, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Gravenberch, Isak, Salah, Gakpo, Ekitike, Ngumoha.
Lexo më tej: Kush është Rio Ngumoha, 16 vjeçari i Liverpool që vendosi ndeshjen kundër Newcastle
Bëhet fjalë për një dush të vërtetë të ftohtë për Chiesa, i cili në mesin e gushtit kishte insistuar të qëndronte te Liverpool pavarësisht tentativave për ta bindur nga Atalanta dhe Napoli: “Unë këtu jam i lumtur, jam në një nga skuadrat më të forta në botë. Jam i kënaqur të vesh këtë fanellë. Duhet të jem gjithmonë gati dhe të tregoj që mund të luaj në këtë skuadër”.
The post Chiesa, Liverpool e blindoi pastaj e la jashtë Champions: preferoi një 17-vjeçarin appeared first on Lapsi.al.
