Dhunojnë me sende të forta një 31-vjeçar, shpallen në kërkim pesë persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pesë persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranë. Sipas informacioneve grupi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte e me sende të forta një 31 vjeçar.

31-vjeçari ndërkohë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu policia po punon për kapjen e pesë personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

The post Dhunojnë me sende të forta një 31-vjeçar, shpallen në kërkim pesë persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: