I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet duke u kujdesur për kanabisin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një punonjës i pyjores është arrestuar në Vaund e Dejës në kuadër të operacionit  të koduar “Koordinata”, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasin Zef Lazri, 62 vjeç, banues në fshatin Vig

“Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se Lazri, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.” – thuhet në njoftimin e autroriteve.

Policia ka publikuar edhe pamjet, ku Zef Lazri është filmuar duke u kujdesur për kanabisin, teksa shfaqet i maskur me një kapuç në kokë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

The post I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet duke u kujdesur për kanabisin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: