Po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil/ Arrestohen katër persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Katër persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi po ndërtonin pa leje në tokë publike në rrugën “Riviera”, Ksamil. Blutë bëjnë me dije gjithashtu se në kërkim kanë shpallur edhe një 42-vjeçar i dyshuar si personi që punësoi katër të dyshuarit.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

The post Po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil/ Arrestohen katër persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: