Kryeministri Kurti uron Zvicrën për fitoren ndaj Kosovës dhe…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte në gjendje të tregonte thuajse asgjë kundër Zvicrës në Basel, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Pas kësaj disfate, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. “Nuk ishte fillimi që deshëm e që shumë prej nesh prisnim. Pas tre ditësh na pret sfida e radhës kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”, ku mbështetja do të jetë e madhe e synimi duhet të jetë rezultati pozitiv. Zvicrën e urojmë për fitoren.”, shkruan Kurti.

“Dardanët” do të përballen në ndeshjen e radhës karshi Suedisë si pritës.

gijotina.com/

 

The post Kryeministri Kurti uron Zvicrën për fitoren ndaj Kosovës dhe… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: