Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën dhe një pasagjer

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në Krumë të Hasit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kukësit, si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka humbur jetën në vendngjarje një nga drejtuesit e mjeteve tip Benz, shtetasi me inicialet N. S.

Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm është konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe një nga pasagjerët e përfshirë në aksident, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë. Viktima e dytë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi  Zek Ngjeçi.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

 

 

The post Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën dhe një pasagjer appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: