“Më doli dhelpra para!” 45-vjeçarja rrëzohet me motor dhe përfundon në spital me plagë të shumta

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 45-vjeçare ka përfunduar në Spitalin e Lushnjes pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rural Fier–Shegan, pranë zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasja me iniciale M.D., banuese në fshatin Toshkëz, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën që drejtonte dhe ka dalë nga rruga, duke u rrëzuar me forcë. Mësohet se ajo po kthehej nga puna në momentin e aksidentit.

E plagosura është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ajo ka pësuar plagë të shumta në kokë dhe trup, për shkak të mungeses së kaskës mbrojtëse.

Gjatë dëshmisë së saj paraprake, 45-vjeçarja ka deklaruar se humbi kontrollin mbi mjetin pasi një dhelpër i kishte dalë papritur në rrugë, çka e detyroi të manovronte dhe më pas të rrëzohej.

 

The post “Më doli dhelpra para!” 45-vjeçarja rrëzohet me motor dhe përfundon në spital me plagë të shumta appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: