Dhunuan dhe vranë Renis Dobrën, arrestohen 2 vëllezërit Bushgjoka

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka janë vënë në pranga. Ata e morën peng të riun dhe pasi e kanë dhunuar brutalisht e kanë mbytur me litar.

Ndërkohë që pas krimit, trupi i pajetë u hodh bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh.

Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

The post Dhunuan dhe vranë Renis Dobrën, arrestohen 2 vëllezërit Bushgjoka appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: