Propozim për shkarkimin e Veliajt/ Komisioni i Ligjeve fut në rend dite kërkesën e PS

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është mbyllur mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku është përcaktuar dhe rendi i ditës për mbledhjen e orës 16:00, ku do të diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt me kërkesë të këshilltarëve të PS-së.

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që në rend dite të futet kërkesa e tyre më e hershme e datës 9 maj për shkarkimin e Erion Veliajt, që pas tre muajsh mungesë fizike të nis procedura e shkarkimit.

Mësohet se nga anëtarët e Komisonit të Ligjeve nuk është miratuar kjo kërkesë. Në fund të mbledhjes raportohet të jetë dakordësuar që rendi i ditës të mbajë një pikë ku është projekt-vendimi për nisjen e procedurës për shkarkimin e Veliajt. Kjo edhe sipas kërkesës së këshilltarëve të PS-së, kërkesë e cila është votuar nga të gjithë anëtarë e opozitës në Komisionin e Ligjeve.

PD kërkon proces të rregullt për shkarkimin e Veliajt: Kryebashkiaku të dëgjohet

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e Partisë Demokratike, Dorian Teliti, reagoi pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë të Bshkisë së Tiranës, ku u diskutua kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Teliti deklaroi se opozita e ka kërkuar më herët largimin e Veliajt, por shtoi se “më mirë vonë se kurrë”.

“Ne kemi kërkuar në mbledhje që shkarkimi i Veliajt të jetë në mënyrë ligjore, që propozimi për shkarkimin e tij të mos kthehet si instrument në duart e tij, që me një vendim gjykate administrative t’i jepet e drejta për t’u rikthyer në detyrë,” tha Teliti.

Ai nënvizoi se qëllimi i opozitës është largimi i rregullt i Veliajt, në mënyrë që ai të mos ketë më mundësi të rikthehet në post.

Sipas Telitit, mazhoranca socialiste u mjaftua me një vendimmarrje të “thatë”, duke iu referuar vetëm mungesës 90-ditore të Veliajt.

“Është mëse e drejtë që Veliaj të dëgjohet. Por fakti që socialistët nuk duan ta dëgjojnë do të jetë instrument në dorë të Veliajt për të fituar gjyqin, thjesht për mungesë proceduriale, pasi ai e ka të drejtën të dëgjohet në Këshillin Bashkiak,” shtoi ai.

Teliti kritikoi gjithashtu edhe faktin që këshilli nuk i është drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve për të mundësuar pjesëmarrjen e Veliajt në seancë, qoftë edhe në lidhje direkte.

“Ne duam t’i zhveshim ata nga çdo instrument që ai mund të përdorë nesër, për ta bërë nul këtë vendim, vetëm për faktin që nuk e kemi dëgjuar,” tha Teliti.

Sipas tij, opozita do ta miratojë gjithsesi vendimin për shkarkimin e Veliajt, por theksoi se edhe procedura duhet të jetë e rregullt.

“Nëse pasnesër paguajmë për Veliajn nga një vendim i mundshëm i Strasburgut si dëmshpërblim, për çfarë? Sepse nuk e dëgjuam, ndonëse ai e ka këtë të drejtë. Ai do të largohet sot, por largimi duhet të jetë ligjor, gjë që mazhoranca na e mohoi. Patjetër që shkarkimi i tij do të marrë votat e të majtëve e të djathtëve,” u shpreh Teliti.

The post Propozim për shkarkimin e Veliajt/ Komisioni i Ligjeve fut në rend dite kërkesën e PS appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: