Akuzohen se mbajtën peng një të mitur, arrestohen dy persona në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri, me pretendimin se kishte vjedhur para në biznesin e tyre.

Ata dyshohet se e kanë futur të miturin në makinë dhe i kanë kërkuar paratë që dyshonin se ai mund t’i kishte marrë.

Në kuadër të operacionit “Këmbimi”, u arrestuan shtetasit S. H., 30 vjeç, dhe L. H., 21 vjeç. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga dy të arrestuarit.

“Në vijim të administrimit të menjëhershëm të indicieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan shtetasit S. H. dhe L. H., pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri, duke e mbajtur në automjet, me pretendimin se ai kishte vjedhur para në subjektin e tyre. Punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti,” njofton policia.

The post Akuzohen se mbajtën peng një të mitur, arrestohen dy persona në Tiranë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: