Zjarr në një banesë në Shënavlash, humb jetën një 42-vjeçare

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 42-vjeçare ka humbur jetën të enjten në Durrës pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, ku në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti

The post Zjarr në një banesë në Shënavlash, humb jetën një 42-vjeçare appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: