Gjirokastër, polici përplas për vdekje me makinë 71-vjeçaren që sapo zbriti nga autobusi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokaster-Kakavijë, pranë fshatit Grapsh.

Një pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo ajo ka dalë nga autobusi.

Polici ka përplasur 71-vjeçaren Kostulla Harito me automjetin e tij privat, teksa kthehej nga shërbimi.

Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP ku kanë bërë shoqërimin e kolegut të tyrë në komisariat, ndërkohë që policia rrugore po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

The post Gjirokastër, polici përplas për vdekje me makinë 71-vjeçaren që sapo zbriti nga autobusi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: