LAJM I FUNDIT/ Polici aksidenton për vdekje të moshuarën në Gjirokastër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavije, në vendin e quajtur Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia thotë se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

“Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin Prokurorisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thueht në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post LAJM I FUNDIT/ Polici aksidenton për vdekje të moshuarën në Gjirokastër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: