Aksident tek Shkëmbi i Dardhës, makina përfundon 300 metra në humnerë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në segmentin rrugor Qafë Mali – Fierzë, pranë zonës së njohur si “Shkëmbi i Dardhës”.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 300 metra poshtë në një humnerë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe autoambulanca, të cilët po punojnë për shpëtimin e drejtuesit të mjetit. Mjeti është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe banorë të zonës, të cilët kanë qenë ndër të parët që kanë reaguar.

Burime nga terreni bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ndodhet ende gjallë dhe paraqet shenja jete, por nxjerrja e tij po vështirësohet për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.

Operacioni i shpëtimit vijon ende në kushte të vështira, ndërsa autoritetet po hetojnë për rrethanat e aksidentit.

The post Aksident tek Shkëmbi i Dardhës, makina përfundon 300 metra në humnerë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: